Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në segmentin Bresje-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë gjashtë vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.