Policia gjen aparate për lojëra të fatit në një lokal, dërgohet në mbajtje një i dyshuar

Kronikë e zezë

Policia gjen aparate për lojëra të fatit në një lokal, dërgohet në mbajtje një i dyshuar

Më: 27 prill 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Në një lokal në Prishtinë, gjatë kontrollit Policia ka gjetur aparate të lojërave të fatit. Lidhur me rastin u arrestuan dy të dyshuar, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Derguti” të shtunën rreth orës 19:30 dhe u iniciua si “Organizim i skemave piramidale”.

“Raportohet se gjatë kontrollit të një lokali janë hasur disa aparate të lojërave të fatit; 8 ACT, 1 Merkur, 1 Kajot, dhe 1 Apex.

Lidhur me rastin dy meshkuj kosovar, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit një është dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat