​Në Stagovë të Kaçanikut gjendet një mjet shpërthyes, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Kronikë e zezë

​Në Stagovë të Kaçanikut gjendet një mjet shpërthyes, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Më: 27 prill 2025 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Një mjet i pashpërthyer, i dyshuar nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në Stagovë të Kaçanikut.

Kanun Veseli nga policia rajonale për Ferizaj, ka konfirmuar se mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur të shtunën, më 26 prill, në lagjen Teneqja.

“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, ka thënë ai.

Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat