Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku u përfshi edhe një veturë e policisë

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku u përfshi edhe një veturë e policisë

Më: 28 prill 2025 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat