E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në vetaksidentin e djeshëm në Gjakovë

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në vetaksidentin e djeshëm në Gjakovë

Më: 28 prill 2025 Në ora: 10:14
Musli Pavdeja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në fshatin Vugovë të Gjakovës, ku një 31-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

Media raportoi se viktima është Musli Pavdeja, i cili nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq tragjikisht.

I ndjeri dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin nga pakujdesia, duke shkaktuar vetaksident.

Sot Policia ka njoftuar se tre të lënduarit,  po ashtu shtetas të Shqipërisë, janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

“I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë  duke drejtuar automjetin  dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor,  ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar  në IML për obduksion, rasti nën hetime.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat