Rruga Prishtinë-Gjilan po përballet me kolona të gjata.
Kjo për shkak të një aksidenti mes një automjeti e një motoçiklete në fshatin Slivovë.
Aksidenti ka ndodhur pas orës 16:00, ndërsa media është në pritje të përgjigjes nga Policia lidhur me detajet nga ky aksident.
Raportohet se motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.