Policia konfirmon: Dy të lënduar nga therja me thikë sot në Emshir

Kronikë

Policia konfirmon: Dy të lënduar nga therja me thikë sot në Emshir

Më: 30 prill 2025 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konfirmuar për dy persona të lënduar nga therja me thikë sot në Emshir.

Njoftmi i policisë:

Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë  rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.

Aktualisht  në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat