Podujevë, një person thotë se u qëllua me armë zjarri nga pylltari

Kronikë

Podujevë, një person thotë se u qëllua me armë zjarri nga pylltari

Më: 1 maj 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person në fshatin Turuqicë të Podujevës, ka pretenduar se të dielën ishte qëlluar me armë zjarri nga një pylltar pas një konflikti që pati me të.

Rasti ka ndodhur më 27 prill, rreth orës 09:30.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi me dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë”, ka njoftuar policia.

Tutje, theksohet se nga  njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat