Pas trajtimit në Prizren, lirohet për në shtëpi i mituri që u plagos në Kukës

Kronikë

Pas trajtimit në Prizren, lirohet për në shtëpi i mituri që u plagos në Kukës

Më: 1 maj 2025 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar ka mbetur sot i plagosur, pas një sherri mes të miturve në Kukës.

I mituri u transportua për në Spitalin e Prizrenit, aty ku pas ekzaminimeve është liruar për në shtëpi.

Këtë për median e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Janë kryer ekzaminimet dhe është bërë përpunimi i plagës. Janë kryer edhe konsultat dhe ai është liruar për në shtëpi”, deklaroi Veçgishti.

Një sherr mes të miturve ka ndodhur sot në Kukës, duke lënë të plagosur një 15 vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat