Arrestohen dy serbë në Koshare, tentuan të kalonin në Shqipëri me pretekstin se ishin alpinistë

Kronikë

Arrestohen dy serbë në Koshare, tentuan të kalonin në Shqipëri me pretekstin se ishin alpinistë

Më: 3 maj 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Koshare, të cilët dyshohen se tentuan të kalojnë në Shqipëri nën pretekstin se ishin alpinistë.

Policia bën me dije se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit janë takuar afër vijës kufitare duke tentuar që të kalojnë në Shqipëri me pretekst se ata ishin alpinist (bjeshkatar).

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat