Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në dy mjete shpërthyese. Mjetet u larguan nga njësitet përkatëse pa ndonjë incident.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:10 në Firajë të Gjakovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i ka tërhequr mjetet e dyshuara pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.