Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra

Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra

Më: 4 maj 2025 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Pesë persona u arrestuan të premten, në mesin dy zyrtarë doganorë.

Ata dyshoheshin për kontrabandim me barëra përmes Aeroportit të Prishtinës.

Lidhur me veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, nga Prokuroria i Shtetit u ndalua një doganier.

Në një përgjigje për median nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se ndaj tij është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka ndaluar vetëm një (1) person doganier për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe prokurori shtetit ka parashtruar kërkesën gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në përgjigje.

Mësohet se ndaj tij dhe dy shtetasve turq po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat