Shtiu me armë zjarri, i konfiskohen pjesë të AK-47, arrestohet burri nga Gjakova

Kronikë

Shtiu me armë zjarri, i konfiskohen pjesë të AK-47, arrestohet burri nga Gjakova

Më: 5 maj 2025 Në ora: 10:06
Policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një zonë të banuar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Arma e përdorur nuk është gjetur deri më tani.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë konfiskuar dy karikatorë dhe kondaku i një arme automatike të llojit AK-47.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat