Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

Kronikë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull, gjithashtu i mitur, në Prishtinë.

Pas njoftimit të viktimës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Siç njofton policia, rrasti është iniciuar si “sulm seksual” dhe është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Prishtinë 05.05.2025 – 16:00-17:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raport.

Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat