Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Kronikë

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00 në rrugën C në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas pamjeve të siguruara nga media, në vendin e ngjarjes shihet një person i shtrirë në rrugë, i cili dyshohet të jetë motoçiklisti.

Disa qytetarë janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarit dhe as shkaktarët e saktë të aksidentit.

Në vendngjarje kanë arritur edhe njësitet policore dhe emergjenca për trajtim të mëtejmë dhe hetim të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat