Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vushtrrisë, ku një person i moshuar që po qarkullonte me biçikletë dyshohet se është goditur nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit, ndërsa i lënduari është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Media ka kontaktuar Policinë për këtë rast, por ende nuk ka marrë një përgjigje.