​Policia jep detaje nga aksidenti në Zabel të Ulët të Drenasit

Kronikë

​Policia jep detaje nga aksidenti në Zabel të Ulët të Drenasit

Më: 9 maj 2025 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dalë me detaje rreth aksidentit të rëndë të trafikut sot në Zabel të Ulët të Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar, se në këtë aksident lëndime kanë pësuar dy persona.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët i Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat