Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 9 maj 2025 Në ora: 18:51
Ilustrim

Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, më rrugë “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat