Aksident te rruga “B” në Prishtinë, përfshihen tri vetura

Kronikë e zezë

Aksident te rruga “B” në Prishtinë, përfshihen tri vetura

Më: 9 maj 2025 Në ora: 21:18
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë te rruga “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e njërit prej shoferëve, që ka rezultuar me përplasje të njëpasnjëshme të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato emergjente.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat