Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrance duke vjedhur në një depo

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrance duke vjedhur në një depo

Më: 10 maj 2025 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në orët e para të së shtunës në Zveçan.

Ata janë kapur përmes kamerave të sigurisë duke vjedhur në një depo pijeve në fshatin Grabovc.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë ekzaminimit është konstatuar se një dritare e objektit ishte hapur me forcë. ndërsa jashtë, përmes dritares së hapur, ishin hedhur disa paketime me qumësht.  Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë”.

“Njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar. Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti”.

Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat