Arrestohet në pikën kufitare të Merdarës i kërkuari për “lëndim të rëndë trupor” – Dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Arrestohet në pikën kufitare të Merdarës i kërkuari për “lëndim të rëndë trupor” – Dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme.

Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare në Merdare, është ndaluar Gzim Fana, 44 vjeçar, nga fshati Kryshevc i Obiliqit, i cili pas verifikimit ka rezultuar se është subjekt i një urdhër-arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas urdhëresës gjyqësore, Fana është i dënuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, të cilit i është shqiptuar dënim prej 50 ditësh burgim.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat