Policia e Kosovës (PK) njofton se janë vjedhur një pistoletë e ari në shtëpinë e një mërgimtari në Sllatinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:05 dhe është iniciuar si “Vjedhje rëndë”.
“Sllatinë, Fushë Kosovë / 10.05.2025 – 08:05. Është raportuar se shtëpia e viktimës/m, që jeton jashtë vendit është thyer nga persona të panjohur dhe prej aty është vjedhur një pistoletë me leje dhe një sasi e arit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.