Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë – Njëri dërgohet në mbajtje për 48 orë

Kronikë e zezë

Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë – Njëri dërgohet në mbajtje për 48 orë

Më: 11 maj 2025 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Media ka siguruar detajet dhe emrat e personave të përfshirë në një përleshje të dhunshme që ndodhi dje në qytetin e Podujevës, ku tre persona mbetën të lënduar nga therja me thikë.

Incidenti ndodhi rreth orës 00:38 në rrugën “19 Qershori”, përballë lokalit “Shisha Zone”, ku situata doli jashtë kontrollit dhe eskaloi në përdorim të armës së ftohtë.

Burimet e medias brenda Policisë bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë: Zgjim Llugaliu, 24 vjeçar – i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe mbajtje të paautorizuar të armës, ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurores, Labinot Haziri, 28 vjeçar– i lënduar gjatë përleshjes, Nexhat Haziri, 37 vjeçar– i dyshuar për lëndim të lehtë trupor, intervistuar nga hetuesit. 

Herolind Hasani, 26 vjeçar – intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, Edonis Rushiti dhe Arton Haziri – të cilët ende nuk janë intervistuar, por dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incident.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Podujevës, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, nën mbikëqyrje policore.

Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar edhe arma e ftohtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat