Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Kronikë e zezë

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Më: 13 maj 2025 Në ora: 22:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësia TASK FORC – Lindje e Policisë së Kosovës, e përbërë edhe nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje te policisë kufitare, ka realizuar një operacion të suksesshëm në komunën e Vitisë, pas pranimit të informative relevante.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro.

Sipas PK-së, mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në zonat kufitare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat