Vetaksident në fshatin Hodonoc të Kamenicës – lëndohet një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në fshatin Hodonoc të Kamenicës – lëndohet një person

Më: 14 maj 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Hodonoc të Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë është lënduar një person.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për median se aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, i cili ka goditur një mur.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një pasagjer i automjetit, i cili, pas marrjes së trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, është liruar për në shtëpi,” ka deklaruar Osmani.

Ndërkohë, njësia e hetimeve të aksidenteve është duke u marrë me zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat