Qytetari has në një mjet të dyshimtë në Ferizaj, KFOR-i dhe FSK e tërheqin nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Qytetari has në një mjet të dyshimtë në Ferizaj, KFOR-i dhe FSK e tërheqin nga vendi i ngjarjes

Më: 15 maj 2025 Në ora: 08:49
Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri

Një burrë derisa ishte duke kryer punime në Ferizaj, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i KFOR dhe FSK, po ashtu edhe njësitet policore.

Pas ndërhyrjes së KFOR-it dhe FSK-së, është tërhequr mjeti i pashpërthyer.

“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar gjersa ishte duke kryer disa punime (gërmime) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR dhe FSK kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat