Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e trafikut me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin 24 orësh, polica ka treguar se viktima është shtetase e Shqipërisë.
Ndër të tjera, policia ka treguar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
“Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.