Arrestohet një turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar

Kronikë e zezë

Arrestohet një turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar

Më: 17 maj 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se prezantoi leje qëndrimi të Polonisë e që rezultoi të jetë i falsifikuar.

Policia bën të ditur se dokumenti i dyshuar është konfiskuar, derisa me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Polonisë i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat