Zënkë mes dy personave në Prishtinë, përdoret edhe thika

Kronikë e zezë

Zënkë mes dy personave në Prishtinë, përdoret edhe thika

Më: 18 maj 2025 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një zënke në  rrugën “Vushtrria” në Prishtinë.

Sipas policisë, njeri prej të dyshuarve ka sulmuar fizikisht një burrë, e më pas është përdorur edhe thika, transmeton Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë).

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat