Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën pas mesnatës në Korishë të Prizrenit.
Rasti u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Fsh. Korishë, Prizren / 18.05.2025 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një lokal kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.