Të shtëna me armë në Drenas, gjenden 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Drenas, gjenden 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se pas pranimit të informacioneve për të shtëna me armë zjarri në Drenas, janë gjetur dhe konfiskur 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00 dhe u iniciua si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”,.

“Pas pranimit te informatës për gjuajte me armë zjarri, njësia policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti i lartcekur”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat