– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.B., të cilin e ngarkon për pesë vepra penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Deklarimet e rreme”.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 2 maji 2012 e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri N.B., gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K., pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij dhe personit tjetër, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284, par. 2 lidhur me par.1, nënpar. 1.2 dhe nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“I njëjti nga data 03.05.2012, e në vazhdimësi, pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, saktësisht ish të pandehurit si bashkëkryes M.Sh.,- tani më i ndjerë e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K, -kompanisë “Tehnopolis”, në atë mënyrë që duke e ditur se ish i pandehuri – bashkëkryesi M.Sh., nuk ka qenë pronar i paluajtshmërive, i pandehuri N.B., blen dhe siguron sendin, pasurinë e paluajtshme nga ish i pandehuri M.SH., të njëjtit realizojnë shitjen – blerjen e pasurisë së paluajtshme pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., dhe kompanisë “Techno Polis” i shkaktojnë dëm në shkallë të madhe”, thuhet në njoftim.
Me këtë, ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333, par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.
“I pandehuri me datë 24.04.2023, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale – Notere Sh.S.,-T. i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, fillimisht vë në lajthim Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, duke falsifikuar, përdorur dhe dorëzuar dokumentet e falsifikuara si të vërteta – origjinale ashtu që vë në lajthim zyrën noteriale të lartshënuar, duke përpiluar Kontratën për Shitblerjen dhe Transferimin e të Drejtës së Qirambajtjes për 99 vite të Paluajtshmërisë të datës 24.04.2023, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe”, thuhet më tej.
Ndërsa, thuhet se më 31 janar 2024, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” nga i dëmtuari- aksionari B.K., kompania “Tehnopolis” me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të madh- dëm substancial.
Me këtë, akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395, par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.
Kurse, më tej thuhet se nga 24 korriku 2012, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
“Nga data 17.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K. i shkakton dëm në shkallë të madhe”, njofton Prokuroria.
Kurse, thuhet se nga data 24 janar 2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij, duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
“Nga data 12.08.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmëriveme ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe”, njofton tutje Prokuroria.
Po ashtu, thuhet se nga 3 shtatori 2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten, ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të veprojë në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
“Me datë 17.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënaur, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon tjetërsimin, këmben pasurinë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe”, thuhet në njoftim.Gjithnjë sipas Prokurorisë, nga 9 janari 2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të veprojë në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Më pastaj, theksohet se nga 9 janari 2015, e në vazhdimësi në Zyrën Noteriale të lartshënaur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten, duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Ndërsa, aty thuhet se nga 10 korriku 2018, e në vazhdimësi në Zyrën Noteriale, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten, ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të veprojë në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
“Nga data 02.05.2019, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive”, njofton Prokuroria.
Me këto veprime, ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284, par. 2 lidhur me par.1, nënpar. 1.2 dhe nenin 77 të Kodit Penal.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, më 13 janar 2022, në ora 11:00, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin F.M., duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së tij, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh-dëm substancial.
“Me datë 29.04.2022, në ora 14:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K. – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin personin juridik duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së saj, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial”, njofton Prokuroria e Ferizajt.
Ndërkaq, më 18 nëntor 2022, në ora 14:00, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin H.S., duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së tij, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.
“I pandehuri N.B., me datë 20.01.2023, në ora 10:00h, e në vazhdimësi në Shtime, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personave të tjerë, të dëmtuarit E.M., dhe F.S., duke i nxitur të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial”, thuhet në njoftim.
Me këtë, ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, par. 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 12.02.2024, rreth orës 15:30h, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëpërmendur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K.,- “Tehnopolis”, në procedurën para noterit ka dhënë deklaratë të rreme, në atë mënyrë që ka deklaruar se heq dorë nga drejta e qiramarrjes për 99 vite, saktësisht nga parcela në vendin e quajtur “Kodra e Çanoviqëve” në sipërfaqe prej 210m² dhe se dëshiron që kjo paluajtshmëri të kalojë në pronësi të komunës së Shtimes pa kompensim dhe të shfrytëzohet për rrugë nga i pandehuri dhe pronarët e parcelave fqinje, e të cilën pasuri të paluajtshme i pandehuri e kishte përfituar me vepër penale duke siguruar në mënyrë kundërligjshme certifikatën pronësore me nr. 185/2024, me ç’rast i shkakton dëm të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, njofton Prokuroria.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 384, par.1 të Kodit Penal.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.