Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më: 20 maj 2025 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj.

Sipas policisë, një person ka raportuar në polici se më nëntëmbëdhjetë maj dymijë e njëzet e pesë në qendrën "The Village-Shopping & Fun" në Ferizaj kishte vërejtur vjedhjen e një laptopi të markës "Apple", një aparati fotografik profesional "Sony" dhe një hard-disku, që ndodheshin në automjetin e shokut të tij, të tipit Mercedes.

Më tej thuhet se sipas të dëmtuarit, vlera e pajisjeve të vjedhura ishte rreth gjashtë mijë e dyqind euro.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Ferizajt, pas pranimit të informatës, ka verifikuar kamerat e sigurisë, ku është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar R. I, tridhjetë e dy vjeçar, i cili me pas është arrestuar në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt dhe i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes. Ai ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te personi, M. B, tridhjetë e dy vjeçar, i cili u gjet në fshatin Babush dhe nga i cili u sekuestruan pajisjet”, njofton policia.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili autorizoi intervistimin dhe vendosi për lirimin e të dyshuarve, ndërsa janë iniciuar rastet penale : "Vjedhje e rëndë", ndaj R. I dhe rasti tjetër " Pranimi i mallrave të vjedhura" ndaj M. B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat