​Morën 20 euro ryshfet, aktakuzë dy zyrtarëve policorë

Kronikë e zezë

​Morën 20 euro ryshfet, aktakuzë dy zyrtarëve policorë

Më: 21 maj 2025 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj policëve A.Sh. dhe S.K., për veprën penale marrje ryshfeti, raporton KosovaPress.

Dy të pandehurit, me qëllim të përfitimit ilegal, më 20 prill 2025 në Poterq të Klinës, kanë ndaluar një ngasës automjeti për tejkalim shpejtësie dhe duke mos dashur t’i shqiptojnë gjobë për shkelje të ligjit të trafikut rrugor, i kishin kërkuar që 20 euro t’i dërgojë në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari, punëtor i pompës së derivateve, më pas kartëmonedhën e parave ia kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh.

Me këto veprime ekziston dyshimi se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat