Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht në rrugën që të çon drejt Parkut të Gërmisë.
Në këtë aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Sipas informacioneve fillestare, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky incident.
Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.