Gjatë kontrollit në një lokal në Podujevë mbrëmjen e së mërkurës, policia ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz.
“Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se zhvillohej veprimtari ilegale (bixhoz). Në kordinim me prokurorin është bërë kontrolli i lokalit ku janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz”, thekson policia në një njoftim.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar para të gatshme.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.