Policia në Prizren ka nisur sot realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, të cilët në bashkëveprim i kanë premtuar një viktime se në emër të personit zyrtar do të ndikojnë në vendimmarrje te personi zyrtar, për lirimin e një të dyshuari nga paraburgimi, i cili është i dyshuar për rastin “Fajdeja”.
Bëhet e ditur se janë arrestuar i dyshuari nr.1 (i pa punë), i dyshuari nr.2. (shofer në Gjykatën Themelore në Prizren) dhe i dyshuari nr.3 (avokat Bekim Parallangaj).
Me urdhër të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria, iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.