Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Më: 23 maj 2025 Në ora: 08:15
Ilustrim

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Vushtrri.

Një automjet i punës ka godit një veturë të tipit Mercedes A-Class në fshatin Kçiq, raporton media lokale jepi zë.

Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autombulanca  për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat