Kërkohet ndihmë për identifikimin e personave të dyshuar për dëmtim prone në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kërkohet ndihmë për identifikimin e personave të dyshuar për dëmtim prone në Prishtinë

Më: 23 maj 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë – Stacioni Policor Jugu, me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka publikuar fotografinë e personave të dyshuar që janë shpallur në kërkim në lidhje me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për zbardhjen e plotë të tij.

Për këtë qëllim, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar, përmes njohjes së tipareve fizike apo ndonjë informacioni mbi vendndodhjen e tyre.

Të gjithë ata që kanë informacione të mundshme, mund të kontaktojnë Policinë përmes këtyre kanaleve:

 E-mail: [email protected]
 App: Lajmëro Policinë
 Tel: 192
 Facebook: Kosovo Police

Policia thekson se bashkëpunimi me qytetarët është thelbësor për garantimin e sigurisë dhe luftimin e veprave penale. Besimi dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mbetet kyç në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat