Gjuajti me armë ndaj një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Gjuajti me armë ndaj një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Më: 25 maj 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dje në Shkabaj të Prishtinës.

Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë të dëmtuar dhe një gëzhojë.

“Shkabaj, Prishtinë 24.05.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes , kanë  hasur në një veturë të dëmtuar pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku kanë gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat