​Vajza denoncon babain për dhunë

Kronikë

​Vajza denoncon babain për dhunë

Më: 25 maj 2025 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 maj. Ankuesja, një femër kosovare, ka raportuar se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nënës së saj. Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit ka sekuestruar një pushkë ajrore, e cila ishte e dëmtuar.

I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat