Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Kronikë

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Më: 26 maj 2025 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë tre burra, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Bixhoz të paligjshëm”.

Sipas policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online. Janë sekuestruar para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat