Gruaja nga Gjakova raporton dhunë dhe kërcënim nga burri – kërkon strehim dhe urdhër mbrojtës

Kronikë

Gruaja nga Gjakova raporton dhunë dhe kërcënim nga burri – kërkon strehim dhe urdhër mbrojtës

Më: 28 maj 2025 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 27 majit në rrugën “Washingtoni” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe kërcënim.

Viktima, S.O, ka deklaruar para policisë se bashkëshorti i saj, N.O., e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar seriozisht.

Për pasojë, ajo është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ka kërkuar strehim urgjent dhe lëshimin e një urdhri mbrojtës.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe është intervistuar në prani të zyrtarëve hetues. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga hetuesia si “dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat