Policia në Ferizaj kap të riun me pistoletë dhe drogë

Kronikë

Policia në Ferizaj kap të riun me pistoletë dhe drogë

Më: 29 maj 2025 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Policia e Ferizajt ka arrestuar një 21-vjeçar gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Ahmet Kaçiku”, pasi në posedimin e tij u gjetën një armë zjarri dhe lëndë narkotike. Në çantën e të ndaluarit u sekuestruan një pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi marihuane e paketuar në një kavanoz të vogël.

I arrestuari, E.M., është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që ai të merret në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

“Gjatë patrullimit u bë ndalimi i një personi, ku në kontrollin e çantës iu gjetën armë dhe substanca narkotike. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit”.

Ndërkohë, prokurori theksoi: “Për veprat penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve dhe posedim të narkotikëve, i dyshuari do të trajtohet sipas ligjit dhe është caktuar masa e lirimit në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat