​Rrokulliset vetura në Qafë të Duhles, dy të lënduar

Kronikë

​Rrokulliset vetura në Qafë të Duhles, dy të lënduar

Më: 29 maj 2025 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qafën e Duhles në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat