Aksident i rëndë në Prizren, dy persona të lënduar – njëri në gjendje të rëndë

Kronikë

Aksident i rëndë në Prizren, dy persona të lënduar – njëri në gjendje të rëndë

Më: 31 maj 2025 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për median se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, në aksident janë lënduar rëndë dy persona – ngasësi i motoçikletës dhe një pasagjer në veturë.

Ngasësi i motoçikletës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Gjendja e tij, sipas mjekut kujdestar në Spitalin e Prizrenit, është e rëndë.

Njësitet përkatëse të trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat