Vrasje në tentativë në Skenderaj

Kronikë

Vrasje në tentativë në Skenderaj

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 21:20.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një  pjesë e pushkës se gjuetisë, një shkop druri dhe një thikë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat