Personi i lënduar në aksidentin trafikut të datës 18 maj në Puskë të Prizrenit, me inicialet E. T., i moshës njëzetepesë vjeç, ka ndërruar sot jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia ka marrë informacionin përmes telefonit nga QKUK-ja për vdekjen e të aksidentuarit rreth orës 08:35.
Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, tha Bytyqi.
Kujtojmë se në aksidentin e njëjtë, kishte ndërruar jetë në vendngjarje edhe një 19-vjeçare nga Prizreni.