Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrethrrotullimin e nënkalimit në Ferizaj.
Për median një lexues ka dërguar një video në të cilën shihen dy vetura të aksidentuara, dhe zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes.
Ndër tjera, janë shkaktuar edhe kolona të gjata, ku dëgjohen edhe bori të veturave.
Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.