Ky është 36-vjeçari që përfundoi në ndalim pasi kanosi zyrtarët policorë në Prishtinë

Kronikë

Ky është 36-vjeçari që përfundoi në ndalim pasi kanosi zyrtarët policorë në Prishtinë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një incident të rëndë ndaj zyrtarëve të rendit që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një qytetar dyshohet se ka kërcënuar policët gjatë kohës sa ata ishin në detyrë.

Burime të sigurta brenda Prokurorisë bëjnë me dije se Ardian Abazi, 36 vjeç, është personi që dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në momentin kur ata po trajtonin një kundërvajtje në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Pas ndërhyrjes së njësisë së Trafikut të Kryeqytetit, Abazi është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar nga hetuesit kujdestarë, ndërkohë që janë marrë edhe deklaratat e zyrtarëve policorë që ishin objekt i kanosjes.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat